Tajlandë, zgjedhjet e para të përgjithshme pas grushtit të shtetit

Sot në orën 08.00 sipas kohës lokale ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Tajlandë për herë të parë që nga viti 2014, kur ushtria e mori pushtetin.

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha, i cili votoi në kryeqytetin Bangkok tha se “Shpresoj që të gjithë sot të ndihmojnë njëri tjetrin për të shkuar në votime e cila është e drejtë e të gjithëve”.

Ndërsa Mbreti Maha Vajiralongkorn ka publikuar një njoftim menjëherë para zgjedhjeve duke theksuar se roli i liderëve është që t’i japin fund fitimit të pushtetit nga “njerëzit e këqinj” dhe të mos i lejojnë ata të shkaktojnë kaos.

Për zgjedhjet në Tailandë janë të regjistruar rreth 51 milionë votues. Po ashtu në zgjedhjet ku do të marrin pjesë gjithsej 81 parti dhe 68 kandidatë për kryeministër do të garojnë tre fronte kryesore politike.

E para prej tyre është Partia Palang Pracharath (PPRP) pro juntës dhe monarkisë e cila kryesohet nga gjenerali Prayut Chan-o-cha, aktualisht kryeministër pas grushtit ushtarak në vitin 2014.

Fronti i dytë politik përbëhet nga parti liberale dhe demokratike si dhe partia Pheu Thai e familjes dhe e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra i cili u largua nga detyra e tij me grushtin ushtarak që ndodhi së fundmi. Këto parti njihen si opozitarë kundër veprimeve pro juntës.

Ndërsa në frontin e tretë janë partitë të cilat nuk janë përcaktuar se në cilën anë do të qëndrojnë në mes të këtyre dy fronteve kundërshtare. Më e fuqishmja në mesin e këtyre partive është Partia Demokrate e cila është formësimi i vjetër politik i Tajlandës.

Pretendimet për padrejtësitë në kushtetutën e re dhe sistemin zgjedhor

Kushtetuta e re që hyri në fuqi në vitin 2017 ka bërë disa ndryshime në sistemin zgjedhor. Këto ndryshime kanë çuar në pretendime se zgjedhjet do të mbahen në një mjedis të padrejtë dhe jodemokratik.

Përpara ndryshimeve në kushtetutën për sistemin zgjedhor, për t’u zgjedhur kryeministër ishte e nevojshme që të merrej mbështetja e shumicës në një votim që zhvillohej në Parlamentin me 500 deputetë. Por, kushtetuta e re e cila u ndryshua në vitin 2016 nga regjimi i juntës dhe u vendos në zbatim pas një referendumi të mbështetur nga shumica e popullit, e parashikon mundësinë që në votimin për kryeministrin të merr pjesë edhe Senati i përbërë nga 250 anëtarë të emëruar. Sipas kësaj, kandidati për kryeministër zgjidhet nëse merr 376 vota nga votimi me pjesëmarrjen e 750 anëtarëve nga dy parlamentet.

Bëhet e ditur se 56 senatorë emërohen nga Komisioni Zgjedhor i Tajlandës i përcaktuar nga qeveria e juntës ndërsa 194 senatorët tjerë nga Komiteti Zgjedhor i Senatorëve që është i lidhur me qeverinë.

Për këtë arsye Senati në votimin e kryeministrit pas zgjedhjeve pritet të mbështesë kryeministrin e Përgjithshëm Prayut, kandidatin më të fortë të frontit të juntës. Nëse i gjithë senati mbështet Prayut, kryeministri aktual mjafton të mbështetet nga vetëm 126 deputetë në Parlamentin tajlandez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi