Taizi, qyteti që bart gjurmët e dhimbshme të luftës së Jemenit

Teksa jemenasit në qytetin Taiz përpiqen t’i shërojnë plagët pas armëpushimit të arritur mes forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi, ka xhiruar zonën Jahmaliya të qytetit, një nga vendet ku ndodhnin luftimet më intensive.

Në Taiz, qytetin e tretë më të madh pas kryeqytetit Sana dhe qytetit të Adenit, po bëhen përpjekje të fshihen gjurmët e luftimeve të ashpra pas marrëveshjes për armëpushim, e cila u arrit gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e OKB-së.

Qyteti, dikur nën kontrollin e rebelëve Huthi dhe DEASH-it, aktualisht karakterizohet me ndërtesat pothuajse të rrënuara. Infrastruktura elementare e qytetit është shkatërruar si pasojë e luftimeve, ndërsa banorët ishin detyruar të migrojnë në rajone të tjera.

Mungesa e nevojave themelore, siç është uji dhe rryma elektrike, është duke u plotësuar në masë të kufizuar. Banorët e rajonit përpiqen përmbushin nevojën për ujë përmes ujit të sjellë përmes cisternave, ndërkohë që fëmijët përpiqen ta vazhdojnë jetën e tyre të privuar nga mundësit për arsim.

Forcat qeveritare, të cilat mbajnë nën kontroll rajonin, vazhdimisht bëjnë patrullime për ta ruajtur sigurinë.

Riyad Abdullah Abdulhamid, një nga banorët e lagjes Jahmaliya, tashmë tetë vite jeton me familjen e tij prej tetë anëtarësh në këtë zonë. Ai thotë se para luftës, edhe përkundër varfërisë, në rajon mbizotëronte stabiliteti.

Aktualisht, thotë ai, përballen me probleme të shumta, me në krye qasjen në ushqim.

“Për shkak të luftës dhe përleshjeve, lagjja ku jetojmë u dëmtua në masë të madhe. U ndërpre rryma elektrike dhe uji. Më pas, si pasojë e gërmimeve dhe mjeteve shpërthyese të shtruara, infrastruktura dhe sistemi i kanalizimit u rrënuan. Pas këtyre ngjarjeve, shumica e banorëve të lagjes Jamhaliya u detyruan të migrojnë. Më pas, Jahmhaliya u bë sërish e lirë dhe në nëntor të vitit 2016 u kthyem në shtëpi”, rrëfen Abdulhamid.

Megjithatë, tregon më tej ai, luftimet kishin vazhduar pasi forcat qeveritare kishin marrë nën kontroll rajonin.

Brenda ditës bëheshin deri në 70 bombardime nga ana e DEASH-it dhe rebelëve Huthi, tregon më tej Abdulhamid, sipas të cilit, luftimet ishin aq të ashpra, saqë ekzistonte përshtypja se DEASH dëshironte t’i dëshmonte botës së Jamhaliya ishte nën kontrollin e saj.

“Gjuajtjet me armë dhe bombardimet bëheshin pa zgjedhur cakun. Atë kohë, rebelët Huthi përdornin lagjen tonë si qendër. Ata përpiqeshin ta largonin DEASH-in, e cila mbante lagjen tonë nën kontroll, duke gjuajtur në mënyrë të rastësishme”, thekson Abdulhamid.

Sipas tij, madje as civilët e plagosur e kanë pasur të pamundur të trajtohen. Ai këkroi nga Turqia, me të cilën, siç tha ai, kanë lidhje që nga periudha osmane, si dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, t’i vazhdojnë ndihmat.

Po ashtu, Sadik Bakash Muhammed Al Amiri, i plagosur në kokë gjatë përleshjeve, kërkoi nga Turqia t’u ofrojë ndihmë.

“Nuk mund t’ua ofroj mundësitë e nevojshme pesë fëmijëve të mi, pasi jam me aftësi të kufizuara. Kam marrë ndihma nga Ambasada e Turqisë dhe populli turk. E falënderoj presidentin Recep Tayyip Erdoğan për arsyen se gjithnjë ka qenë në anën e popullit jemenas. Nuk kam qasje në shërbime shëndetësore në Jemen, andaj kërkesa ime nga Turqia është të trajtohem atje”, thotë Al Amiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi