Tahiri: Prokuroria e Shtetit ka nisur kontaktet me institutin zviceran për rastin e Astrit Deharit

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri ka folur lidhur me procesin e hetimit ndërkombëtar të vdekjes së Astrit Deharit

Ai ka thënë se janë ndarë mjetet për këtë hetim, dhe ka thënë se nga Prokuroria e Shtetit i kanë konfirmuar se kanë filluar kontaktet me institutin e Zvicrës.

Tahiri ka thënë se nëse është e nevojshme do të ndahen edhe mjete shtesë.

Ky reagim i tij ka ardhur pas pyetjes së deputetit të VV-së Sami Kurteshi lidhur me kërkesën e familjarëve të Deharit për hetim ndërkombëtarë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi