6.5 C
Tirana

Vdes 10 vjeçarja nga Ferizaj, ra në bunarin e shtëpisë

Më datë:

Një vajzë e moshës 10-11 vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve që kishte marrë kur kishte rënë në bunarin e shtëpisë.

10 vjeçarja kishte rënë në bunar pasditen e së dielës, ndërsa dje është konfirmuar se e njëjta ka ndërruar jetë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti është raportuar në Polici më 23 shkurt, të dielën, rreth orës 14:00. Në Ferizaj, një vajzë 10-11 vjeçare ka rënë në bunarin e shtëpisë. Familjarët e kanë nxjerrë prej bunarit dhe të njëjtës i është dhënë ndihma e parë në Emergjencë. Më pas, vajza është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Gashi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vogëlushes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...