Sylejman Çerkezi nga Kastrioti: U bashkuam për një Kosovë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë

Salla e Kulturës “Qmail Haziri” në Kastriot ishte e tejmbushur me qytetarë të cilët mbështetën masivisht takimi e Lëvizjes Vetvendosje si dëshmi e qartë e nevojës dhe dëshirës për ndryshim.

Ky takim nisi me këndimin e himnit Kombëtar ndërsa flamujt kuq e zi valviteshin në çdo cep të sallës.

I pranishëm në Këtë takim në kastriot ishte edhe kandidati i Lëvizjes për Drejtësi, pjesë e listës së Lëvizjes Vetvendosje me nr #31 z.Sylejman Çerkezi.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve Çerkezi tha se tani ka ardhur koha e ndryshimit të madh, pasi banorët e Kastriotit dhe qytetarët e Kosovës do të votojnë bindshëm numrin 126 për Albin Kurtin Kryeministër dhe kandidatët e saj.

6 tetori është dika ku me votën tuaj ju do të sjellni ndryshimin, duke i thënë stop korrupsionit, vjedhjes së pronës publike dhe tradhëtisë së besimit tuaj. Pikërisht është kjo ajo që na bëri bashkë dhe forcon çdo ditë aleancën tonë për ndryshim.

Në këtë takim të organizuar në Kastriot ishin të pranishëm edhe figura të njohura të Lëvizjes Vetvendosje, si nr 2 i saj Glauk Konjufca etj. Atmosfera dhe entuziazmi i banorëve të Kasriotit është dëshmi se 6 tetori do të jetë dita e ndryshimit të madh.

Kastrioti gati për #Ndryshimin e madh!

Kastrioti gati për #Ndryshimin e madh! Zemrat dhe sytë e shndritshëm të qytetarëve të Obiliqit na garantonin për Fitoren e Madhe! Me 6 tetor festojmë! ? #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32

Gepostet von Lëvizja për Drejtësi am Mittwoch, 2. Oktober 2019
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi