“Swiss”, rekord udhëtarësh më 2017

Vitin e kaluar ”Swiss” transportoi pothuajse 17 milionë njerëz me më pak fluturime.

Linja ajrore “Swiss International Air Lines” (Swiss) ka transportuar 16,896,233 pasagjerë vitin e kaluar, duke tejkaluar rekordin e vitit të mëparm me dy për qind. Kjo u njoftua nga “Swiss”, përcjell albinfo.ch. Në të kundërtën, numri i fluturimeve në gjithë rrjetin e destinacioneve ra me 4.1 për qind. Ka pasur 121,885 fluturime në Evropë dhe 18,189 fluturime në trafikun ndërkontinental.

Përveç kësaj, “Swiss” rriti kilometrat e shitura të vendeve me 4.5 për qind. Në përgjithësi, faktori i ngarkesës së pasagjerëve u rrit me 1.1 pikë përqindjeje nga viti në vit, në 82.4 për qind.

Gjithashtu, kompania «Lufthansa» raporton shifra rekorde: Me një total prej 130 milionë pasagjerësh, linjat ajrore të Grupit Lufthansa në vitin 2017 arritën një nivel të lartë historik. «Lufthansa» ka transportuar 66.2 milionë pasagjerë në vitin 2017, 6.1 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi