Prestigjiozja “The Sun”, i është referuar një kompjuteri që ka bërë një parashikim se si mund të shkojë ky Botëror, pikërisht duke iu referuar të dhënave të tilla statistikore.

Sipas simulimit që ka bërë ky kompjuter, Botërorin e Katar do ta fitojë Brazili, me përfaqësuesen e seleçaos që do të mposht në finale Francën, kampionët në fuqi.

Gjithnjë sipas përllogaritjeve, në çerekfinale, do të kemi çifte Holandë-Argjentinë dhe Spanjë-Brazil nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër do të përballen Francë-Angli dhe Gjermani-Portugali.

Në gjysmëfinale, do të përballen Argjentinë-Brazil dhe Gjermani-Francë.

Finalja e madhe sipas përllogaritjeve që ka bërë kompjuteri i “The Sun” do të jetë Brazil-Francë dhe fitues do të shpallen Neymar me shokë.

Në fakt edhe Leo Messi ka një këndvështrim të ngjashëm me kompjuterin teksa i pyetur mbi këtë temë u shpreh se Brazili dhe Franca janë favoritë, por kujdes edhe Anglinë.