Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Më datë:

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në sulmin ndaj drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ngjarje e ndodhur më 21 maj në lagjen “Rus”.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Ç, banues në lagjen “Kiras”, i cili dyshohet se ka transportuar me automjet autorin e sulmit.

Sipas hetimeve paraprake, personi tjetër ka goditur me një send të fortë drejtorin e AKU-së dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Burime policore bëjnë me dije se autori i dyshuar kryesor është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nga sulmi, Ramir Haderi pësoi një dëmtim në zonën e vetullës.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai u largua drejt banesës, ndërsa një ditë më vonë reagoi publikisht duke deklaruar se nuk do të tërhiqet nga detyra.

Hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshime se ngjarja mund të lidhet me detyrën e tij si drejtues i AKU-së.

Sipas burimeve hetimore, personat e përfshirë dyshohet se janë paguar për realizimin e sulmit, ndërsa identifikimi i porositësve të mundshëm mbetet ende objekt hetimi.

Policia e Shkodrës dhe Prokuroria po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO me vendim për dosjen “Laert Haxhiu”, ndahen procedurat për të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e...

Banorët denoncojnë rrethimin me tela me gjemba në Baks-Rrjoll

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë...

Vrasja e 27-vjeçarit, gjurmë të reja: gjendet makina e autorit të dyshuar

Makina në foto që shihni i përket autorit të...

Kujdes me zemrën gjatë ditëve të nxehta!

 Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës mund të...