16.5 C
Tirana

Sulmi me bombë në Mal të Zi, dy personat e vrarë ishin anëtarë të një bande kriminale

Më datë:

Dy personat që humbën jetën në një shpërthim me bombë në Cetinje të Malit të Zi ishin anëtarë të një klani kriminal të quajtur “Škaljar”.

Sipas mediave malazeze, viktimat janë identifikuar si Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Të plagosurit, mes tyre një e moshuar, u transportuan në spitalin e Cetinjes, Rrugët përreth Qendrës Sportive janë mbyllur, ndërsa në vendin e shpërthimit ndodhet edhe kryetari i komunës Nikolla Gjurashkoviç.

Mediat raportojnë se një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale u liruan në gjashtë muajt e fundit.

Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...