Sulmi me bombë në Afganistan, 95 të vdekur

Numri i të vdekurve në sulmin me autobombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, është rritur në 95.

Zyrtarët e sigurisë konfirmuan se sulmi ka ndodhur në afërsi të ish-ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe Spitalit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave në sulm është rritur në të paktën 95 persona, ndërsa janë plagosur 158 të tjerë. Ministria gjithashtu njoftoi se një numër i madh i të vdekurve janë civilë.

Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, kishte thënë se sulmuesi që të arrinte në rajon bombat i ka vendosur në ambulancë.

Në këtë rajon ku bëhen kontrolle të nivelit të lartë të sigurisë gjenden edhe përfaqësitë diplomatike të shumë vendeve. Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, dënoi sulmin.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kishte marrë organizata terroriste e talebanëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi