Sulmet islamofobike në Angli rriten 593 për qind

Pas aktit terrorist në Zelandën e Re në Angli gjatë një jave janë rritur për 593 për qind sulmet islamofobike dhe në regjistrat u shënuan 95 sulmet të reja.

Organizata e shoqërisë civile “Tell Mama”, e cila monitoron sulmet kundër myslimanëve në Angli, deklaroi se pas aktit terrorist në Zelandën e Re në vend u shënua një rritje serioze e sulmeve islamofobike.

Sipas kësaj në 85 nga 95 sulmet islamofobike të ndërmarra mes datave 15 mars, kur u ndërmorën sulmet terroriste në Zelandën e Re, e deri më 21 mars, janë kërcënuar myslimanët duke iu referuar drejtpërsëdrejti në aktet terroriste në fjalë, ndërsa 40 sulme janë kryer nëpërmjet internetit.

Organizata e shoqërisë civile bëri të ditur se ky numër tregon se sulmet islamofobike gjatë një jave janë rritur për 593 për qind.

Në mesin e rasteve të regjistruara si shembull tregohen sulmet e  ndërmarra ndaj myslimanëve në SouthamptonOxford dhe Londër ku janë përdorur shprehjet “Duhet të vritesh” dhe “Myslimanët duhet të vdesin”, ndërsa thuhet se këta persona janë frikësuar me armë dhe zëra të plumbave.

Drejtorja e organizatës së shoqërisë civile “Tell Mama” bëri të ditur se kjo situatë tregon se disa persona i shohin si të drejtë sulmet ndaj myslimanëve, ndërsa shtoi se “Është e qartë se ndodhemi përballë një ideologjie të urrejtjes së vazhdueshme të përqendruar ndaj myslimanëve”.

Më 15 mars në Londër gjatë namazit të xhumasë dy ekstremistë të djathtë sulmuan me çekan një person nga xhemati, ndërsa të nesërmen një ekstremist i djathtë sulmoi me thikë një person 19-vjeçar. Ndërkaq më 21 mars në Birmingham u sulmuan 5 xhami me vare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi