Sulme në Gutën Lindore, të paktën 20 të vdekur

Së paku 20 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve intensive të kryera të mërkurën në mbrëmje në zonën e Gutës Lindore në Siri.

Në zonën e Gutës Lindore prej mbrëmë janë ndërmarrë sulme ajrore dhe tokësore, ndërsa sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 20 civilë.

Nga Mbrojtja Civile theksohet se këtë zonë e bombardojnë avionë të forcave besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, me mbështetje të forcave ajrore ruse. Ekipet janë në terren dhe punojnë për kërkimin dhe shpëtimin e civilëve, ndërsa ekziston shqetësim se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në Gutën Lindore, e cila është nën rrethimin disa vjeçar të regjimit të Asadit, jetojnë rreth 400.000 civilë, prej tyre gjysma janë fëmijë.

Ndonëse Guta Lindore në takimin në Astana u shpall “zonë jokonfilktuale”, prej disa muaj vazhdojnë bombardimet mbi këtë zonë, ku bashkësia ndërkombëtare është e shurdhër.

Kriza humanitare rritet nga dita në ditë, ndërsa disa mijëra të sëmurë duhen evakuuar, prej tyre 600 me urgjencë. Shumica e këtyre njerëzve janë fëmijë ose pacientë me kancer.

Deri tani për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave kanë ndërruar jetë shumë fëmijë nga Guta Lindore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi