Sulm vetëvrasës në Somali, të paktën 15 të vdekur

Në një sulm vetëvrasës në një treg në rajonin Shaballe e Poshtme në Somali, 15 persona e kanë humbur jetën ndërsa të paktën 10 të tjerë janë plagosur.

Ndihmës guvernatori i rajonit Shaballe e Poshtme, Abdifatah Hajji Abdulle në një deklaratë për mediat tha se 15 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një vend tregu në qytetin Wanlaweyn.

Abdulle thotë se në sulmin e kryer në orët e mbrëmjes në kohën kur tregu është më i frekuentuar, të paktën 10 persona janë plagosur.

Ende nuk është marrë përgjegjësia mbi sulmin ndërkaq dyshohet se organizata terroriste Al-Shabaab ka lidhje me sulmin./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi