Sulm vetëvrasës në Afganistan, 20 të vdekur

Të paktën 20 persona humbën jetën në jug të Afganistanit nga shpërthimi i një kamioni të ngarkuar me mjete shpërthyese.

Bombardimi masiv që goditi spitalin kryesor publik në provincën Zabul gjithashtu la më shumë se 90 të tjerë të plagosur, tha për AA Atta Jan Haq, kryetari i asamblesë provinciale.

Objekti i goditur ishte spitali i vetëm publik në këtë provincë të largët, që gjendet midis provincave Kandahar dhe Ghazni.

Radio lokale Salam Afganistan raportoi se një ekip mjekësh është dërguar nga Kandahari në Zabul për të ndihmuar autoritetet lokale shëndetësore gjatë asistimit të viktimave.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke pohuar se kanë goditur zyrën rajonale të agjencisë së inteligjencës, Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, që gjendet në afërsi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi