Sulm me kamion bombë në Afganistan, humbin jetën 16 civilë

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për bombën me kamion e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi, tha se sulmi vetëvrasës ndodhi në afërsi të zonës së Fshatit të Gjelbër në autostradën kryesore Kabul – Jalalabad, ku janë vendosur disa agjenci humanitare ndërkombëtare dhe një kompleks ushtarak i huaj.

Ai konfirmoi se të gjitha viktimat janë civilë, përfshirë edhe më shumë se 100 të plagosur. Rahimi për AA tha se pesë sulmues u vranë dhe u shpëtuan rreth 400 punonjës të huaj humanitarë që banojnë në zonë.

Në këtë zonë janë regjistruar disa sulme të ngjashme në të kaluarën për të cilat morën përgjegjësi talebanët apo grupi terrorist i DEASH-it në Afganistan.

Disa minuta para shpërthimit, negociuesi amerikan për paqe, Zalmay Khalilzad, tha se forcat amerikane do të braktisnin pesë baza ushtarake në Afganistan në 135 ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të paqes me talebanët.

Sulmi me bombë ndodhi disa ditë pasi talebanët sulmuan provincat Baghlan dhe Kunduz në veri. Sulmet u zbrapsën nga forcat speciale të ushtrisë afgane por nga përleshjet u vranë më shumë se 200 njerëz, përfshirë më shumë se 100 kryengritës.

Presidenti i Afganistanit, Mohammad Ashraf Ghani e quajti atë një “sulm të dështuar” në kontrast të qartë me drejtuesit e grupit që janë të përfshirë në bisedimet e paqes që aktualisht zhvillohen me SHBA-të në Katar.

Afganistani ka dëshmuar një rritje të nivelit të dhunës para zgjedhjeve presidenciale që janë caktuar për muajin e ardhshëm, të cilat kundërshtohen nga talebanët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi