Gjatë një sulmi të militantëve talebanë me autobombë mbi një kamp ushtarak në qarkun Girishk të provincës Helmand, në jug të Afganistanit, humbën jetën 3 persona.
Zëdhënësi i guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak në njoftimin për media konfirmoi se militantët kryen sulm me autobombë mbi një kamp ushtarak në vendin Yahchal.
Ai theksoi se në sulm kanë humbur jetën 3 roje ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke pohuar se kanë vrarë më shumë se 10 ushtarë.