Sulejman Rustemi: Respekt për mësuesit e të gjithë brezave

 

 

Kryetari i Shoqatës “Visare” Z. Sulejman Rustemi në një postim të tij në facebook ka shprehur mirënjohje dhe respekt për mësuesit e të gjithë brezave dhe ata aktualë. Gjithashtu ai është shprehur se kanë kaluar 131 vite që prej ditës së themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, një ditë kjo e rëndësishme për popullin shqiptar. E rëndësishme siç e thekson edhe Z. Rustemi është fakti se për herë të parë në këtë shkollë filloi të mësohej shqip.

Ja statusi i plotë i tij në facebook:

Kanë kaluar 131 vite që prej ditës së themelimit të Mësonjtores së Parë Shqipe në Korçë. Kjo ditë na kujton ne ndryshimin thelbësor në historinë e popullit shqiptar, duke përfaqësuar një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore për riotganizimin e jetës shtetare të kombit tonë i cili fatkeqësit pas mbarimit të funksionit të Perandorisë Osmane u copëzua në pjesë të cilat kanë mbetur jashtë giiririt të mëmës shqipëri duke filluar nga Çamëria, Maqedonia, Kosova, Presheva me rrethinat dhe Mali i Zi.

Gjithësesi me rëndësi të madhe është fakti se në këtë shkollë zyratisht pas mësimeve në mejtepe filluan të mbaheshin në gjuhën shqipe dhe lëndët që mësoheshin ishin shkrim-këndimi, gjuha shqipe, gramatika shqipe, historia e Shqipërisë, matematika, dituri natyre, edukatë muzikore, gjeografi etj.

Respekt për mësuesit e të gjithë brezave, aktualët dhe ata që do të vij ë pas tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi