Suedi, artistët thirrje për bojkotimin e Eurovisionit që do të mbahet në Izrael

171 artistë nga Suedia, kanë dhënë mbështetje për bojkotimin e Eurovisionit të 64 që do të organizohet në Izrael.

Artistët kanë mbështetur nismën duke publikuar një letër në të gjitha gazetat e vendit duke filluar me më të mëdhatë në vend, Aftonbladet dhe Expressen.

“171 artistë, regjisorë nga Suedia, kërkojmë bojkotimin e Eurovision 2019 që do të organizohet në Izrael”, thuhet në letër.

Në letër është vënë theksi në shkeljet e Izraelit në të drejtat e njeriut. “Nuk do të marrim pjesë dhe nuk do të mbështesim aktivitetet kulturore që do të mbahen në Izrael përderisa Izraeli do të vazhdojë të mohojë të drejtat dhe liritë themelore të palestinezëve”, theksohet më tej.

Artistët gjithashtu i kanë bërë thirrje John Lundvik i cili do ta përfaqësojë Suedinë në këtë garë të këngës, që të tërhiqet nga Eurovisioni, pasi Izraeli përdor Eurovizionin për të fshehur krimet që i bën ndaj popullit palestinez.

Ndërkohë televizioni shtetëror i vendit SVT, njoftoi se Madonna do të këndojë dy kënga në finalen e garës që do të zhvillohet në Tel Aviv.

Finalja e Eurovision do të mbahet më 18 maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi