Sudan, dërgohen në burg drejtues të nivelit të lartë

Në Sudan janë arrestuar dhe dërguar në burg drejtues të nivelit të lartë nga Partia e Kongresit Kombëtar e udhëhequr nga presidenti i përmbysur Omar al-Bashir.

Sipas mediave lokale, pasi janë arrestuar janë dërguar në burgun qendror Kuber në kryeqytetin Khartoum ish-ndihmësi i Bashirit, Ali Osman Mohammad Taha, zëvendësi i tij Nafi Ali Nafi, ish-kryetari i Parlamentit Ahmed Ibrahim et-Tahir.

Në operacionet e arrestimeve ndaj anëtarëve të Partisë së Kongresit Kombëtar, më parë është bërë e ditur se janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në burg edhe kryetari i Parlamentit İbrahim Ahmed Omar, ish-guvernatori i Khartoumiit Abdulrahman Hazr, biznesmenët sudanezë Jamal el-Vali, Abdulbasit Hamza dhe Jamal Zamkan si dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Abdurrahim Muhammad Hussein.

Po ashtu të mërkurën ishte njoftuar se në burgun Kuber në qendër ishte transferuar edhe ish presidenti Bashir.

Zhvillimet në Sudan

Më 11 prill, ministri sudanez i Mbrojtjes, Awad bin Auf, duke folur në televizionin shtetëror në cilësi të kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë, njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë, arrestimin e Omal Al-Bashir dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Megjithatë, Auf la detyrën 24 orë pasi u betua si kryetar i Këshillit Ushtarak të Tanzicionit dhe në vend të tij u emërua kreu aktual Abdulfettah al-Burhan.

Më 13 prill Burhan shpalli një vendim të Këshillit, duke njoftuar emërimin e 8 anëtarëve, përfshirë gjashtë nga ushtria, një nga policia dhe një nga inteligjenca.

Nga 19 dhjetori i vitit të kaluar Sudani është përfshirë nga protestat kundër krizës ekonomike, në të cilat është kërkuar dorëheqja e ish-presidentit Omar al-Bashir, i cili u largua nga detyra pas ndërhyrjes së ushtrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi