Stuhia godet ishullin që u përfshi nga zjarri në Greqi, urdhërohet evakuimi

Autoritetet në ishullin grek Evia bënë të ditur se disa zona të shkatërruara nga zjarret gjatë verës kanë filluar të evakuohen pas stuhisë së dytë të fortë në më pak se një javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në veri të ishullit për të qëndruar tek miqtë ose në dhomat e hotelit të rezervuara nga autoritetet rajonale.

Ishulli Evia, rreth 130 kilometra në verilindje të Athinës, përjetoi zjarre shkatërruese gjatë verës.

Stuhitë goditën kryeqytetin grek dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të disa rrugëve.

Qeveria lëshoi sinjalizime nëpër celularët e banorëve të zonave të prekura, duke u bërë thirrje njerëzve të “shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat që janë përmbytur ose mund të përmbyten”.

Moti pritet të përmirësohet të shtunën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi