Stuhi të forta me breshër dhe uragane në disa zona të Zvicrës

Të premten pasdite, në Jura kanë arritur stuhitë e para nga Franca dhe kanë sjellë breshër bashkë me uraganë të fuqishëm, raporton srf.ch duke ju referuar shërbimit meteorologjik Meteo Swiss.

Më vonë pasdite një stuhi tjetër është zhvendosur nga Liqeni Thun mbi Qafën Brünig, në Engelberg dhe më pas në Glarnerland.

Një uragan prej 117 kilometrash në orë është matur në Chasseral, ndërsa në Delémont, era më e më e fortë ka arritur shpejtësinë prej 106 kilometrash në orë.

Në luginën e lumit luginën Reuss, një uragan prej 85 kilometrash në orë është matur në Altdorf, transmeton albinfo.ch. Uragani në fjalë ka arritur deri në Luginën e Rinit në regjionin e St. Gallenit, por tashmë dukshëm i dobësuar.

Megjithatë, në Sevelen / SG, është regjistruar era e fuqishme prej 91 kilometrash në orë.

Stuhi të fuqishme janë ende të mundshme edhe në natën e sontme, sipas Meteo Swiss.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi