Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime, mbyllen shkollat dhe institucionet

Stuhia e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar negativish në jetën e banorëve në verilindje të SHBA-së.

Andrew Cuomo, guvernatori i New York-ut, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të borës dhe ngricave të rrezikshme.

Për shkak të “ciklonit bombastik”, siç e quajnë, janë mbyllur shkollat dhe institucionet shtetërore. Autoritetet gjithashtu kanë lëshuar një paralajmërim ku sugjerojnë qytetarët të mos lëvizin dhe të mos dalin jashtë pa nevojë.

Më shumë se 100 mijë banorë në verilindje të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq ndërsa janë anuluar mbi 3.000 fluturime. Poashtu janë anuluar edhe flutrimet në aeroportin e New Yorkut “JFK”.

Si pasojë e motit të keq në 7 ditët e fundit jetën e kanë humbur 17 persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi