Studiuesit: Njerëzit me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar nga Covid-19

Personat me grupin e gjakut 0 pozitiv janë më pak të prekshëm nga Covid-19 , deklaron një studim danez dhe sipas studiuesve ekziston mundësia që të mos sëmuren rëndë, megjithatë nevojiten studime të shumta në lidhje më këtë rast.

Sipas studimit, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shkallën e infektimit të tij.

Një studim danez zbuloi se mes 7,422 të cilët rezultuan pozitiv me Covid-19, vetëm 38,4%  e të infektuarve rezultuan me grupin e gjakut 0 pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Përveç studimit danez në të njëjtin konkluzion arrin edhe një studim kanadez,  ku studiuesit zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe ishim me grupin e gjakut A ose AB.

84% e atyre personave kërkonin ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, ku vetëm 61% e tyre kishin nevojë për ndihmë.

Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi