https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Studimi kinez: Ajri i ndotur sjell trishtim - Drita Tv

Studimi kinez: Ajri i ndotur sjell trishtim

Sytë që lotojnë, fyti i acaruar nga ndotja e madhe e ajrit dhe lodhja e frymëmarrjes në përgjithësi konsiderohen disa prej faktorëve të trishtimit në qytetet kryesore të Kinës.

Një studim i realizuar së fundi mbi efektet e ndotjes në vend e lidh atë me gjendjen shpirtërore të njerëzve, duke e përshkruar si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë.

“Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh. Niveli tejet i lartë i ndotjes së ajrit po ul lumturinë e njerëzve të kombit më të populluar të botës”, thotë Siqi Zheng, autor i studimit.

Ky fenomen nuk është plaga e vetme e jetës në Kinën urbane, e cila është pllakosur edhe nga çmimet në rritje të banesave, shqetësimet mbi sigurinë e ushqimit apo shërbimet jocilësore publike. Por, ndotja që dëmton shëndetin, sidomos grimcat mikroskopike nga termocentralet me qymyr dhe fabrikat, të cilat mbeten në mushkëri, e ka zënë si në darë klasën e mesme të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupe të tjera hulumtuese kanë dalë në përfundimin se një milion vdekje të parakohshme në Kinë mund t`i faturohen lehtësisht ndotjes së ajrit. Një koktej toksik grimcash dioksidi nitrogjeni, dioksidi squfuri dhe ozon tokësor është lidhur nga ekspertët me performancën e ulët konjitive, produktivitetin e tkurrur në punë dhe rezultatet e dobëta arsimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi