Studentët protestë para ministrisë së arsimit duan uljen e tarifave

Me mbylljen e institucioneve arsimore më 9 mars prej mbërritjes së koronavirusit në vendin tonë, studentët nisën procesin mësimor në distancë.

Studentët kanë nisur një fushatë për mos pagimin e tarifës këtë vit duke marrë parasysh që nuk kanë qenë në fakultet dhe mësimi online ka pasur shumë problematika.

Shumë prej tyre janë mbledhur ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër, forcat policore ju bëjnë thirrje studentëve që të shpërndahen, pasi ashtu siç edhe lajmëroi kryeministri i vendit, ditën e djeshme, nuk do të lejohen në mënyrë kategorike grumbullimet, e as protestat.

“Të nderuar qytetarë, ju bëj thirrje, tregohuni më të matur. Vazhdoni të shpërndaheni, të gjithë veprimet tuaja janë të kundraligjshme”, thotë një polic.

Deri më tani lëvizja për universitetin ka mbledhur 8.000 firma studentësh për anulimin e tarifave.

Qëndresa qytetare me studentët i dërguan një kërkesë ministrisë së arsimit ku theksonin se gjendja e vështirë ekonomike në familjet e studentëve e ndikuar nga pandemia e covid-19, nuk mund të mbulojë tarifat e studimit.

Por ata duan që viti akademik të njihet, duke dhënë disa mundësi zgjedhjesh për zëvendësimin e orëve të humbura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi