Stoltenberg: Së shpejti të mirëpresim edhe Suedinë në NATO

Shpresoj të mirëpresim Suedinë, si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s, sa më shpejt të jetë e mundur, tha në një videomesazh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas dritës jeshile nga parlamentet e Hungarisë dhe Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, Stoltenberg shpreson që së shpejti drita jeshile do të jepet edhe për Stokholmin.

“Të gjithë aleatët bien dakord se përfundimi i shpejtë i procesit të ratifikimit për hyrjen e Suedisë në NATO është në interesin e të gjithëve”, theksoi ai.

Parlamenti i Turqisë ratifikoi sot protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Vendi nordik mori miratimin zyrtar të Ankarasë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake me 276 vota pro.

Votimi i sotëm do të thotë se tani, të 30 shtetet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, si kusht që ajo të bëhet pjesë e aleancës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi