Stërvitja “Defender Europe 2021”, Basha ka një mesazh të qartë: Aleanca është gati të përballet me këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar stërvitjen e madhe ushtarake në vendin tonë “Defender Europe 2021” duke thënë se aleanca është e gatshme të përballet me cdo agresion dhe ta zbrapsë nëse vlerat janë të pacenueshme.

Basha tha se ky është mesazhi i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale.

Basha: Dua të falënderoj të gjithë forcat e NATO-s dhe SHBA në një ushtrim historik “Defender Europe 2021”. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin t’ju uroj mirëseardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe të shpreh krenarinë legjitime që PD, qeverisja jonë dhe unë si ministër i jashtëm mundësuam atë që dukej ëndërr e pamundur.

Ju uroj mirëseardhjen gjithë forcave aleate të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe i uroj Forcave të Armatosura të Shqipërisë që ta mbajnë lart standardin, flamurin dhe krenarinë e kombit tonë me këtë ushtrim që do ti tregojë të gjithë rivalëve potencialë të aleancës së Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë nëse vlerat janë të pacenueshme duke filluar nga liria, demokracia deri tek stabiliteti rajonal për respektimin e kufijve.

Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti dhe një paralajmërim për despotët e Ballkanit se kjo nuk është aleancë politike por është aleancë politiko ushtarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi