“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Më datë:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit gjykues në GJKKO ka deklaruar se “nuk ka vjedhur”.

Mësohet se ai ka vijuar paraqitjen e kërkesave paraprake, duke kërkuar pavlefshmëri të të gjitha provave digjitale, maile dhe komunikime.

“Kam dyshim tek laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tre herë avokati im ka pyetur a është laboratori  i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje.

Në ekspertimet që përdor SPAK, përdoren disa software që nuk vlejnë më. Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë”, tha Beqaj.

Beqaj: Tek drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim vjedhja. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As ilir Rrapaj nuk ka vjedhur.

Kam bërë kërkesa të vazhdueshme. Unë marr përsipër kusuret e mia, por që ajo kontratatw u shtrenjtua nuk pranoj ta marr përsipër. Unë jam akuzuar që nuk i jam përgjigjur një informacioni që më ka sjellë drejtoresha e QSUT e kohës, ndërkohë i them Akuzës ‘administro kërkesën që më ka sjellë QSUT’. Përgjigjja: Veprimet e kërkuara nga ana juaj nuk janë pjesë e këtij hetimi. Jo mor jo aty nis akuza, këta thonë aty nis mendimi im kriminal sipas SPAK.

Ju them a keni kryer veprime hetimore në spitalin ku ushtron veprimtarinë koncensionari? Më thonë janë përllogaritur. Duhet të na vijë në ndihmë gjuha shqipe. Nuk mund të më dënosh mua me hipotezat e të ardhmes.

Shko bëj llogaritjet tamam. Spitali i Korçës thotë kam zero shpenzim energjie. Armiku publik është Ilir Beqaj dhe konvencionet e shëndetësisë. Akuzohem se kam udhëtuar Romë-Tiranë me të akuzuarit. As më kanë pyetur, por vetëm për Ilir Rrapaj. E dini çfarë, në sistem ky del çdo muaj nga Roma udhëton në Prishtinë, se del që udhëton rregullisht. Por jo mua s’më pyesin fare.

Kirurgjia shqiptare ka qenë në gjendje katastrofike, dhe thuhet në atë kohë të mbyllet kirurgjikja dhe ta thuash këtë është të cenosh sigurinë e një vendi. Nëse ka një gjë qe duhet hetuar është pse pajisjet u lanë në qese në atë kohë. Nesër do dalë që unë kam bërë shkelje le të dënohem. Por gjëja e spitaleve shqiptare e kanë qenë qëllimisht të pahetuar.

Kam kërkuar administrim të raportit të avokatit të popullit për gjendjen e spitaleve shqiptare. Më thonë jo s’është objekt hetimi. Të nderuar gjyqtarë raporti thotë sanitarët, infermierët, i blejnë vetë detergjentët. Çfarë të bëja unë si ministër. Gjendja e spitaleve ka qenë skandaloze deri vrasëse.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...

GJKKO me vendim për dosjen “Laert Haxhiu”, ndahen procedurat për të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e...