Starton Rally Dakar 2018

Rally Dakar zbarkoi në Amerikën e Jugut për të dhjetin vit radhazi. Në etapën e parë të edicionit të vitit 2018 dhe të 40 ata që shkëlqyen ishin Naser Al Attiyah në kategorinë e makinave dhe Sem Sunderland në motorë. Në këtë kompeticion marrin pjesë 525 pilotë në të gjitha kategoritë motorë, makina, motoquad dhe kamionë.

Etapa e parë speciale startoi në Lima të Perusë ku në kategorinë e makinave u shfaqën që në fillim pilotët e Toyota. Në Këtë kategori, më i shpejti ishte pikërisht piloti nga Katari, Naser Al Attiyah që e mbylli këtë etapë të pare më 21 minuta e 55 sekonda duke lënë pas shokun e tij të skuadrës së tij Toyota Hilux, Ten Brinke me 25 sekonda më shumë.

Kohën e tretë më të mirë e shënoi Fuhs me Borguard Rally Team. Zhgënjyen në këtë kategori Peterhansel i renditur në vendin e 11, Desprè i 15 dhe Sainz i 16.

Në kategorinë e motorëve, fituesi i etapës së parë ishte Sem Sunderland i Red Bull Ktm me 20 minuta e 55 sekonda. Menjëherë pas tij u rendit francezi i Jamahas Van Beveren me 33 sekonda më shumë, ndërsa vendi i tretë i takoi kilianit Kintanija me 56 sekonda më shumë se Sunderland. Vendi i katërt për Barreda Port i ndjekur nga francezi De Sultrè në të pestin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi