Starmer dënon dronët rusë në Poloni dhe ofron mbështetje

Më datë:

Kryeministri britanik Keir Starmer dënoi “shkeljen e egër dhe të paprecedent të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë” dhe theksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për Poloninë dhe Ukrainën.

“Sulmi barbar i mëngjesit ndaj Ukrainës dhe shkelja e egër dhe e paprecedent e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë është thellësisht shqetësues”,  tha sot  Starmer në një deklaratë

“Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pakujdesshëm nga Rusia dhe vetëm na kujton mosrespektin e qartë të presidentit Putin për paqen dhe bombardimin e vazhdueshëm që ukrainasit e pafajshëm përjetojnë çdo ditë”, tha ai.

“Kam qenë në kontakt me kryeministrin polak këtë mëngjes për t’i bërë të qartë mbështetjen tonë për Poloninë dhe se do të qëndrojmë të fortë në mbështetje të Ukrainës”, theksoi Starmer.

“Faleminderimet e mia të sinqerta shkojnë tek forcat e NATO-s dhe Polonisë që reaguan shpejt për të mbrojtur aleancën”, shtoi ai. “Me partnerët tanë,dhe përmes udhëheqjes sonë në ‘koalicionin e të vullnetshmëve’ do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Putinit deri sa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, përfundoi Starmer

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...