Sri Lanka bllokon qasjen në rrjetet sociale

 

 

Qeveria e Sri Lankës ka bllokuar qasjen e pothuajse të gjitha rrjeteve sociale në tentimin që të ndalë përhapjen e urrejtjes fetare, për çka një ditë më herët është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Qasja në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Viber dhe WhatsApp është bllokuar në pjesën qendrore të vendit ndërsa shumë përdorues jashtë këtij rajoni nuk mund të kyçeshin në rrjetet sociale.

Autoritetet e Sri Lankës morën vendim të tillë nga frika se sulmet ndaj komunitetit musliman mund të përhapeshin.

Presidenti i vendit Maithripala Sirisena të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së sulmeve ndaj xhamive dhe objekteve në pronësi të muslimanëve në të paktën dy qytete.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pasi shpërthyen përleshje mes shumicës budiste dhe pjesëtarëve të pakicës muslimane.

Sulmet e bandave budiste ndaj muslimanëve filluan të hënën pas vdekjes së Sinhalc-it budist, të cilin gjoja e kanë vrarë grupe muslimane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi