14.5 C
Tirana

Spiropali viziton Qendrën Mjekësore në Kiev: Mijëra sakrificë sublime në një luftë të padrejtë

Më datë:

Në kuadër të vizitës në Kiev, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vizitoi Qendrën Mjekësore të Ministrisë së Brendshme ku ofrohet  rehabilitim për personat e dëmtuar në frontin e luftës.

Spiropali bisedoi me luftëtarët që i nënshtrohen procesit të rehabilitimit pas dëmtimeve e plagëve të rënda të marra duke mbrojtur trimërisht tokën e Ukrainës.

Sipas saj, “janë me mijëra ata që kanë bërë e bëjnë sakrificën sublime, e familjet e tyre jetojnë me trauma të rënda të një lufte të padrejtë”.

“Shërbimi i tyre deri në sakrificë ndaj atdheut, është një shërbim i lartë për mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë njerëzore në kontinentin tonë”, u shpreh Spiropali.

Prej ditës së djeshme Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Kiev ku u takua me zyrtarë të lartë të Ukrainës. Në takime Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha tregon lidhjet në dosjen Balluku-Mirlinda: Shqiptarët duhet të reagojnë”

https://www.youtube.com/live/hB-cD8Uc8vA?si=RncSm3dAUglJXmKv&t=960 Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri...

Planet për një BE me dy nivele, Rama për “Politico”: Ide e mirë

Propozimet e reja do të ofrojnë mundësinë për t’u...

Bullgari, dështojnë përpjekjet për të formuar qeverinë

Kanë dështuar përpjekjet për të zgjidhur krizën qeveritare në...

Çmimi i gazit natyror rritet me 20%, për shkak të motit të ftohtë në Evropë

Çmimi i gazit natyror është ende në rritje për...