Specializantët me protesta kërkojnë që MSH-ja t’i përmbushë premtimet

Këshilli i Specializantëve ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë të enjten duke shprehur pakënaqësitë për disa vendime të kësaj ministrie.

Përfaqësues të protestuesve kanë thënë se kërkesat e tyre janë të vazhdueshme qe një vit. Specializantët po kërkojnë që edhe ata që janë me subvencione të marrin statusin e specializantëve të rregullt, të marrin pagë të dinjitetshme e që pagat të mos u vonohen. Ata kanë kërkuar edhe pagesat për kujdestaritë, por edhe që nëntë specializantët nga Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria të paguhen e të mos mbesin pa asnjë cent.

“Ne specializantët, përfaqësues të të gjitha klinikave, po protestojmë dhe sfidojmë edhe të ftohtin dhe temperatura sepse jemi të detyruar për të drejtat dhe kushtet tona elementare që s’po plotësohen tash e një vit. Ato mund të realizohen vetëm për një ditë. Por po mungon vullneti politik. Po tentohet që buxheti i shtetit dhe paraja publike të kursehet në kurriz të specializantëve dhe mjekëve të rinj”, kanë thënë ata.

Një përfaqësues i specializantëve ka thënë se Qeveria Kurti po vazhdon me “strategjinë e premtimeve”, duke u ankuar për mosrealizim të tyre.

“Le ta kthejnë këtë strategji të premtimeve, në strategji të veprimit”, ka thënë ai.

Ka paralajmëruar se nëse s’u përmbushen kërkesat, do të vazhdohet me protesta.

“Mos na largoni nga Kosova”, “specializantët qe 1 vit në rrugë”, “vlerësoni mjekët”, “derisa presim të pjekën kushtet, na u kalbën dëshirat”, “1 vit për një çështje e cila mund të zgjidhet për një ditë”, “ndaleni ‘ikjen e trurit’”, ishin disa nga parullat që specializantët vendosën para rrethojave të objektit të ministrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi