10.5 C
Tirana

Spanjë, shënohen 176 vdekje të reja nga COVID-19

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar të dhënat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend, ku ajo ka tërhequr vëmendjen se shifra e vdekjeve në 4 ditët e fundit vazhdon të jetë nën 200. Shifra më e lartë e vdekjeve ditore për shkak të COVID-19 në Spanjë u shënua më 2 prill ku u regjistruan 950 vdekje.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 26.920 ndërsa me 426 rastet e shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 228.030 numri i rasteve të përcaktuara sipas testeve PCR.

Ndërkohë që numri i personave të shëruar ka arritur në 138.930 me rreth 1.000 shërimet e reja.

  • Karantinë e detyrueshme për të ardhurit nga jashtë vendit

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që u publikua në gazetën zyrtare, është bërë e detyrueshme që personat e ardhur në Spanjë, duke filluar nga 15 maji të qëndrojnë në karatinë për shkak të COVID-19 për 14 ditë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Spanja deri më tani ka zbatuar karantinimin e detyrueshëm për 14 ditë vetëm për situata përjashtuese, për personat e ardhur nga vende të tilla si Italia.

Qeveria, ndryshimin për aplikimin e karantinimin e të gjithë atyre që vijnë nga jashtë vendit e ka njoftuar si “forcimin e masave të kontrollit duke u bazuar në parimin e kujdesit pasi shumë vende kanë kaluar në normalizimin gradual në kuadër të luftës kundër COVID-19”.

Në Spanjë, në situatën aktuale për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të zgjatur deri me 24 maj, të gjithë kufijtë ndërkombëtarë janë të mbyllura për turizmin dhe hyrje-daljet lejohen vetëm për aktivitetet tregtare, për diplomatët dhe për ata që banojnë në zonat kufitare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...