Spanjë, rritet në 16.972 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 619 vdekje të tjera, numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë arriti në 16.972, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve i konfirmuar sot është më i lartë se 510 viktimat e raportuara një ditë më parë, por dukshëm më i ulët nga shifra prej 950 viktimash më shumë se një javë më parë.

Rreth 5.000 njerëz të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, duke e çuar në 166.019 numrin e përgjithshëm të rasteve, prej të cilave, 62.391 janë shëruar.

Të hënën, mijëra njerëz do të jenë në gjendje të kthehen në punë në sektorë si prodhimi dhe ndërtimi, pasi Spanja heq kufizimet e saj për disa veprimtari ekonomike jothelbësore.

Udhëzimi i qeverisë thekson se njerëzit ndihen të sëmurë, ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me pacientët me COVID-19 dhe ata në grupe me rrezik të lartë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë, kritikët kanë vënë në pikëpyetje vendimin pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rishfaqje vdekjeprurëse” të virusit nëse masat e kontrollit hiqen para kohe.

Bllokimi i përgjithshëm i vendit, megjithatë, i cili ndalon largimin nga shtëpia përveç për qëllime thelbësore, do të mbetet në fuqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi