Spanjë, Rajoy, “mbledh” me 17 Janar parlamentin e Katalonjës, kujdes me pavarësinë

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoi deklaroi se seanca e parë e parlamentit të ri të Katalonjës do të mbahet në 17 janar. Ai i bëri apel qeverisë së re që të mos këmbëngulë me idenë e pavarësisë.

Seanca e parë e parlamentit të ri katalanas pas zgjedhjeve të parakohshme të 21 dhjetorit, do të mbahet në17 janar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili bëri apel që qeveria e re e rajonit të mos këmbëngulë për pavarësinë, ide e cila shkaktoi dhe krizën e thellë politike në vend. Sipas mediave sanjolle Rajoi, paralajmëroi dhe një sërë takimesh me grupe të ndryshme politike për të biseduar rret planeve për krijimin e qeverisë së re të rajonit. Duke bërë një bilanc të 2017-ës, Rajoi e cilësoi vitin që po lëmë pas si shumë të vështirë dhe me shumë tension për të gjithë. Në takimin e fundit për këtë vit me Këshillin e Ministrave, kryeministri spanjoll u tha se kishin përballuar një situatë jo të zakontë dhe destabilizuese, duke iu referuar shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga ana e Katalonjës.

Nderkohe Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e ka deklaruar të premten (29 dhjetor) “absurd” mundësinë që Carles Puigdemont, presidenti i shkarkuar i Katalonjës se mund të qeverisë Katalonjën nga Belgjika, ku ai ka ikur për të shpëtuar nga procedimet ligjore në Spanjë./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi