15.5 C
Tirana

Spanja në janar fillon planin e vaksinimit

Më datë:

Sanchez theksoi se vaksinimi do të zbatohet në 13.000 lokacione në mbarë Spanjën, ndërsa “një pjesë e konsiderueshme e popullatës” mund të vaksinohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Plani i detajuar pritet të shpaloset nesër.

Ai tha se në Spanjë shkalla kumulative e të sëmurëve në 100.000 banorë në 14 ditë ka rënë nën 400.

Spanja sot ka filluar të kërkojë test negativ të PCR-së për shumicën e udhëtarëve që në këtë vend arrijnë përmes rrugëve ajrore dhe detare. Masa mbulon ardhjen nga 65 vende, përfshirë pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian (BE).

Ndërkohë, rajoni verilindor i Katalonjës ka zbutur disa nga kufizimet e ashpra për baret dhe restorantet dhe ngjarjet kulturore të vendosura nga mesi i tetorit.

Ndonëse edhe më tej mbetet ora policore prej 22 deri në ora 6, baret dhe restorantet katalanase mund të kenë klientë 30 për qind të kapacitetit në hapësirë të mbyllur, ndërsa vendet e mbajtjes së aktiviteteve kulturore mund të punojnë me 50 për qind të kapacitetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...