17.5 C
Tirana

SPAK nuk pranoi dosjen “184”, Bardhi: Kraja nuk lejoi hetimin për Ramën dhe socialistët e tjerë

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se SPAK nuk ka pranuar të hetojë dosjen “184”. Në një reagim në emër të PD, Bardhi shkruan se “Komunisti Arben Kraja nuk ka lejuar që të hetohen, Rama, Manja, Gjiknuri, Ndrei dhe të tjetë për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”.

Bardhi më tej shkruan se Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela.

“Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë. Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër“, shkruan Bardhi.

SKANDAL me drejtësinë shqiptare, asnjë Prokurori nuk merr përsipër të hetojë dosjen “184”. Pikërisht në momentin kur institucioni i ri, i shumë trompetuar edhe nga ndërkomëbëtarët, SPAK duhet të tregonte ‘kthetrat’ duke hetuar një më një të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndodhur e kundërta. Më 22 janar, Prokuroria e Dibrës, pas 6 muajsh hetime të dështuara dhe pa asnjë rezultat, shpalli moskompetencë lidhur me dosjen duke ia kaluar SPAK. Sot SPAK nuk ka pranuar që të hetojë dosjen “184”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...