18.5 C
Tirana

“SPAK kërkon arrestin tim sepse i kam sulmuar”, Berisha: Dumani fle mbi dosjet e krimit

Më datë:

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e tij pasi thotë se i ka sulmuar. Më tej, kreu i PD-së është shprehur se do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin.

Sali Berisha: Organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin të cilin e ka cilësuar “kryekriminel elektoral që fle mbi dosje të krimit”.

Sali Berisha: Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70. Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral. Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanin. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.

Gjeta aty Lali vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental. Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar. Unë gjeta aty raftet me 130 milionë Euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se Ministrja e Shtetit...

I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier. I sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro

Një mjek i spitalit të Fierit përfundoi në prangat...

Vrau kuzhinierin, lihet në burg 41-vjeçari: Nuk ishte shefi im që të më jepte urdhra

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me...

Arrest me burg për 25-vjeçarin që vrau babain në Durrës: Nuk e di kush e sulmoi

M. Kodheli, 25-vjeçari i cili disa ditë më parë...