13.5 C
Tirana

SPAK jep pretencën për ish-policin Dedan Gjoni dhe 5 të pandehur të tjerë

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 6 persona të akuzuar për trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, raste të cilat janë zbuluar përmes programeve të koduara Sky ECC.

Kështu, për ish-shefin e krimeve të Komisariatit Nr.6 u kërkua 13 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 8.4 vite burgim.

Për Ismail Zenelin, SPAK kërkoi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg; Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg; Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg; Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg dhe së fundmi Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg.

SPAK thotë se nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky kishte dokumentuar 4 raste të përfshirjes në trafik të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për realizimin e një atentati ndaj dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. Ngjarja nuk u realizua, teksa ish-efektivi Dedan Gjoni rezulton t’i ketë ndihmuar me informacione.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...