Spahia: Përgjigje e jashtëzakonshme e shkodranëve ndaj farsës

Prej rreth 1 orë vijon protesta e demokratëve dhe mbështetësve të PD në Shkodër, kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 qershorit, ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Valdrin Pjetri u tërhoq.

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia duke folur për gazetarin Senad Nikshiqi në një lidhje direkte me News24 tha se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.

“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.

Sa i përket aksionit të mëtejshëm, ish-deputeti theksoi se do jenë qytetarët ata që do e përcaktojnë axhendën.
Maxhoranca mbledh sot këshillin e ri bashkiak në Shkodër për konstituimin, ndërsa nga ana tjetër kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka deklaruar se do të qëndrojë në punë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak do të bëhet në ambientet e Bibliotekës Shkodër, ndryshe nga sa ishte parashikuar për t’u zhvilluar tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi