Soylu: Që nga fillimi i vitit kemi kryer procedurat e deportimit për 75.172 emigrantë ilegalë

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit e deri më tani vendi i tij ka kryer procedurat e deportimit për 75.172 emigrantë ilegalë.

Soylu ishte i pranishëm në panelin e titulluar “Migracioni ndërkombëtar dhe përshtatja ekonomike”, të organizuar nga Shoqata e Migracionit Ndërkombëtar dhe Refugjatëve (IMRA) në Stamboll në kuadër të “Hapi i parë për refugjatët sirianë”.

Gjatë fjalimit në hapjen e këtij paneli, Soylu shpjegoi se migracioni është një prej problemeve më të rëndësishme në epokën tonë.

“Në vitet 1980’ta, Turgut Özal hapi dyert për bashkatdhetarët e ardhur nga Bullgaria, po ashtu edhe Adnan Menderes në vitet 1950-1960 ka hapur dyert e Anadollit për njerëzit që janë përballur me probleme të mëdha në Bullgari dhe kjo është bërë një politikë shtetërore”, deklaroi Soylu.

“Në botë ka rrugë migrimi nga Meksika në Amerikë, nga Evropa Lindore në atë Perëndimore, nga India në Australi dhe Zelandën e Re, nga Azia, Lindja e Mesme, dhe Afrika në Mesdhe e në Evropë dhe Turqi”, shtoi Soylu, i cili njoftoi se në Turqi vetëm këtë vit janë kapur 150 mijë emigrantë afganë.

Destinacionet e migracionit për njërëzit është Amerika për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe Mesdheu për shkak të terrorit dhe dhunës.

“Destinacioni i Mesdheut është destinacioni më intensiv nga pikëpamja e lëvizshmërisë së njerëzve. Këtë vit deri më 17 tetor, në të gjithë botën gjatë rrugës së migrimit kanë humbur jetën 2.479 persona. Ndërkohë 43 përqind e këtyre janë regjistruar në Mesdhe”, tha Soylu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Familjes, Punës dhe Çëshjteve Sociale, tha Soylu, në Turqi ndodhen 85 mijë të huaj me leje pune, gjë e cila sipas tij, duhet të reduktohet.

“Kjo ka ndodhur në një kohë kur ministria ka rritur kontrollet kundër çdo informaliteti të cilat kryesisht i kemi rritur. Vitin e kaluar kemi deportuar 56 mijë persona. Ndërsa që nga fillimi i vitit e deri më tani kemi kryer procedurat e deportimit për 75.172 emigrantë ilegalë, nga Afganistani e deri tek Afrika. Parashikimet tona deri në fund të vitit janë rreth 90-95 mijë persona”, deklaroi Soylu.

Turqia ka zhvilluar një punë shembullore lidhur me çështjen e migracionit, por procedurat e deportimit brenda tyre kanë disa drejtime negative dhe janë procese me kosto, ka bërë të ditur Soylu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi