Sot i vranë babain, djali i Xhelal Reçit u shpëtoi plumbave një vit më parë

Qyteti i Laçit u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat që do ti merrte jetën ish-punonjësit të policisë Xhelal Reçi, tashmë pronar i disa bizneseve.

Reçi u ekzekutua pranë një banke në qytet ndërsa ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët mendohen se ishin dy. Këta të fundit, besohet se e kanë ruajtur dhe vëzhguar Reçin prej disa ditësh.

Ndërkaq djalit të viktimës, një vit më parë i është bërë një atenatat, por pa pasoja fatale.

Besnik Reçit i është bërë atentat teksa ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Asnjëri prej tyre nuk u plagos ndërkohë që autorët e ngjarjes ende nuk janë kapur nga policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi