Sot finalja e Superkupës së Italisë! Napoli përballë Interit

Inter dhe Napoli do të përballen sot në mbrëmje për të vendosur superkampionin e Italisë. Në finalen që nisë në orën 20:00 në Riad, zikaltërit fitues të Superkupës në fuqi synojnë të barazojnë një rekord.

“Do të ishte e rëndësishme për Inter, për të gjithë ambientin zikaltër. Vetëm Milan ka fituar 3 Superkupa radhazi. Ne ia dolëm vjet ndaj Milan dhe ndaj Juves 2 vite më parë. Duam ta fitojmë edhe ndaj Napoli. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe”, u shpreh Simone Inzaghi, trajner i Interit.

Për zikaltërit do të ishte Superkupa e tetë e Italisë në rast suksesi. Nëse Inter triumfon Inzaghi bëhet trajneri me më shumë Superkupa të fituara, duke kaluar legjenda si Capello e Lippi. Për Walter Mazzarri kjo ndeshje nuk ka ekip të favorizuar.

“Unë mendoj se në një finale është e gabuar të flitet për favoritë. Jam i sigurtë që do të jemi gati, pasi zhvilluam një ndeshje të madhe me Lazio. Do të japim maksimumin për të marrë këtë trofe”, Walter Mazzarri, trajneri i Napolit.

Napoli kërkon trofeun e Superkupës së Italisë për herë të tretë. Ky është edicioni i 36 që zhvillohet Superkupa e Italisë ku më shumë trofe ka Juventus, 9.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi