Sot 76 vjet nga çlirimi i Tiranës, Meta: Ditë reflektimi, që Shqipëria të mos e humbasë orientimin europian

Në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot homazhe pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur!

Në një prononcim për mediat Meta tha se çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm, pasi sic u shpreh ai dha legjitimetet luftës antifashiste.

Në fjalën për mediat Kreu i Shtetit nuk kurseu as mesazhet politike, ndërsa u shpreh se kjo ditë duhet të na shërbejë si një ditë reflektimi.

https://fb.watch/1PqtX4hBWb/

“Përulem para gjithë dëshmorëv. Është një nga betejat më të mëdha e të lavdishme, kundër bishës nazifashite. Vetëm në Mushketa nazistët lanë mbi 2 mijë kufoma dhe rreth 7 mijë trupa që erdhën nga Greqia për në Tiranë e patën të pamundur të futen falë një operacioni të forcave partizanëe. Çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm, i dha legjitimetet luftës antifashiste.

Një mirënjohje e vecantë për popullin e Tiranës që u bë njësh me çlirimtarët, kthehu shtëpitë e tij në fortifikata kundër pushtuesve. Ndërtonin barrikada natën, që clirimtarët të përparonin ditën për çlirimin. Në këtë ditë është e rëndëishme jo vetëm të përulemi me nderim por mbi të gjitha të punojmë për t’i cuar deri në fund amantett e tyre për një Shqipër të lirë, ku shiptarët të jetojnë të lumtur e optimist në atdheun e tyre, për t’i dhënë fund shpopullimit.

Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria të mos e humbasë orientimin europian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit, tani pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, që jo më me shprehjen ‘ta duam’, por ‘ta bëjmë Shqipërinë si Europa’. Besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën për vendin tonë e për këtë na ndihmon sakrifica e heronjve tanë.” u shpreh Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi