Socialistët mbledhin Kryesinë e PS: 4 drejtues qarku për Tiranën, shtohet Gonxhe

Më datë:

Që nga ora 09:00 e ditës së sotme, në selinë e PS-së është mbledhur Kryesia e Partisë ku është i pranishëm edhe Kryesocialisti dhe njëherësh Kryeministri Edi Rama.

Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 11 Majit 2025, ku do të bëhet analiza e punës së bërë deri më tani nga ana e Partisë Socialiste.

Raportohet se një pikë e rëndësishme e takimit është edhe zëvendësimi i Blendi Gonxhes si drejtues qarku për Dibrën.

Sipas të njëjtave burime, Gonxhe është zgjedhur të bashkëdrejtojë qarkun e Tiranës me Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

Në këtë mënyrë, Tirana do të ketë 4 drejtues qarku për PS-në, përballë Belind Këlliçit të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Ndërkohë, Blendi Goxhe pritet të zëvendësohet në Dibër nga Blendi Klosi, i cili përballë do të ketë drejtuesin e PD-së, Xhelal Mziun

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...