5.5 C
Tirana

Skandali me tenderat e AKSHI/ “Më ktheni telefonat!”, GJKKO rrëzon kërkesën e vartëses së Ilir Prodës, Ervina Gjana

Më datë:

Në kuadër të hetimeve për grupin kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, SPAK urdhëroi kontrolle në shtëpinë e zyrtares së Lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana.

Gjatë kontrolleve që në fokus kishin bashkëjetuesin e Gjanës, shtetasin Renato Hristic, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan 8 aparate celulare dhe dy laptopë.

Drejtoresha e krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ngriti pretendime se celularët i përkisnin vetë asaj dhe jo bashkëjetuesit dhe kërkoi kthimin e tyre, ndërsa për laptop iu tha hetuesve se ishin të fëmijëve.
Ndërkohë që ajo kërkoi kthimin gjykata pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhri sekuestrimin edhe të celularëve të zyrtares që konsiderohet si një prej njerëzve më të besuar të kryepolicit Ilir Proda. Kërkesa e Gjanës për kthimin e sendeve u rrëzua dhe celularët u dërguan për eksperttim në laborator.

SPAK njoftoi pak javë më parë një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë së Informacionit dhe shpalli në kërkim të dyshuaeit si drejtues të këtij grupi biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Në arrest shtëpie u dërgua Mirlinda Karcanaj drejtoresha e AKSHIT, si dhe zëvendësja e saj Hava Delibashi. 3 biznesmenë të tjerë dhe një zyrtar policie janë në masa më të lehta sigurie, si ndalim për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi I funksionit.


Agasi dhe Beqiri sipas SPAK urdhëruan rrëmbimin e biznesmenit Gerond Mece që ta detyronin të tërhiqej nga ankesat për tenderat pranë AKSHIT.

Kompanitë e Ermal Beqirit, rezulton se kanë fituar pjesën e luanit të tenderave pranë institucionit në varësi të kryeministrit. në mesin e personave që u ushtrua kontroll personal dhe banese ishte dhe zyrtarja e policisë, Ervina Gjana e cila më herët është dyshuar për ndërhyrje në të dhënat e sistemit TIMS.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...