Situatë dramatike në Zermatt, 13 mijë turistë të ngujuar nga bora

Në vendpushimin e njohur Zermatt, në pjesën jugore të kantonit Valis po mbizotëron një situatë alarmante pas shirave të ditëve të fundit dhe borës që ka rënë gjatë 24 orëve të kaluara.

Ndërkohë në regjion janë të vendosur rreth 13 mijë turistë, të cilët në këto rrethana, së bashku me banorët lokalë, janë të izoluar nga bota pasi që aktualisht nuk qarkullojnë trenat në relacionin Visp-Zermatt.

Alarmi nga rreziku i ortiqeve, i cili është ngritur në Zermatt dje dhe sot në shkallën 5, është më i larti i mundshëm thonë në Institutin për Hulumtimin e Ortiqeve SLF.

“Ne prej vitesh nuk e kemi ngritur alarmin në këtë shkallë”, ka thënë Lukas Dürr nga SLF.

Nga frika eortekut tashmë janë evakuuar disa shtëpi ndërsa në fshatrat si: St.Niklaus, Täsch, Randa dhe Zermatt shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura, përcjell albinfo.ch. Po kështu në Zermatt në mëngjesin e sotëm ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithatë, në Zermatt nuk e shohin të nevojshëm evakuimin. “Poullata në fshat üeshtë e sigurt. Nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë kryetari i komunës së Zermattit, Romy Biner.

Gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës në Simplon dhe rrethinë është “trashur” për 2 metra, shkruajnë mediet zvicerane./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi