Situata politike/ Vasili: Opozita e bashkuar do intensifikojë aksionin, do e çojmë deri në fund

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e vendosur për të çuar aksionin opozitar deri në fund. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë sot me një qëndrim duke shuar në këtë mënyrë edhe zërat për përçarje mes opozitës.

Ai ka deklaruar se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.

“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Ka dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën”, shprehet Vasili.

Sipas tij, opozita e bashkuar është e vetmja garanci për daljen nga kriza.
“Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj”, thekson Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha se kryeministri Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. “Edi Rama është i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, deklaron Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi