Siri – Zbulohen tunelet e YPG/PKK-së në Rasulayn

Agjencia turke e lajmeve AA (Anadolu Agency) ka filmuar tunelin e ndërtuar nga terroristët në qytezën Rasulayn, e cila është çliruar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK me operacionin e ushtrisë turke «Burimi i Paqes» në veri të Sirisë.

Tuneli e rrethon të gjithë qendrën e qytezës Rasulayn dhe hyrja e tij ndodhet brenda një depoje.

Tuneli ndodhet rreth 13 metra nëntokë, ai ka një lartësi prej 3 metrash dhe gjerësi 2,5 metra dhe për të hyrë në të duhet të zbresësh me shkallë.

Kur hyn në tunel nga qendra e Rasulaynit shikon se tuneli zgjatet deri në kufirin e Turqisë dhe ngjason me një rrjetë merimange.

Tuneli i gjatë me kilometra të tëra ka disa hyrje dhe degëzohet në vende të ndryshme të qytezës.

Ndërtimi i tunelit nuk ka përfunduar ende dhe siç duket edhe nga filmimet ai ka një oxhak ajrimi në çdo 10 metra dhe përmban edhe dhoma pushimi.

Për një kohë të gjatë YPG/PKK po ndërtonte tunele në vendbanimet Menbixh, Aynul-arab (Kobani), Tel Abyad, Rasulayn, Sirrin, Kamëshllë dhe Malikiye për të rezistuar ndaj operacioneve të mundshme ushtarake të Turqisë dhe për të infiltruar dhe kryer sulme të papritura.

Punimet e YPG/PKK-së për hapjen dhe ndërtimin e tuneleve agjencia turke AA i kishte filmuar edhe në dhjetor 2018 dhe më 15 prill 2019.

Edhe pas pastrimit të provincës Afrin nga YPG/PKK-ja me anë të operacionit «Dega e Ullirit» (i cili kishte nisur më 20 janar 2018), ishin zbuluar tunele të shumta të gjatë të ndërtuar nga kjo organizatë në provincë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi